Sport
ZYRTARE: Mbrojtësi i Kosovës, Alban Pnishi, transferohet te Feronikeli

Skuadra nga Drenasi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit 29 vjeçar.
Njoftimi i KF Feronikelit:
Reprezentuesi i Kosovës, Alban Pnishi i bashkohet FC Feronikelit
FC Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prekur secilin repart të fushës.
Kësaj radhe është përforcuar vija e mbrojtjes, duke sjellur në skuadër një qendërmbrojtës të reprezentacionit, Alban Pnishin.
Pnishi i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (19 gusht) duke firmosur kontratën që e lidhë me ngjyrat gjelbërt e bardhë.
Më parë, Pnishi ishte pjesë e skuadrave si: Wohlen dhe Grasshoppers në Zvicërr dhe në fund ishtë pjesë e skuadrës së Bnei Yehuda në Izdrael.
/Lajmi.net/





















