Sport
ZYRTARE: Lincoln – FC Prishtina luhet të shtunën

Kjo ndeshje, e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Evropës ishte paraparë të luhet ditën e martë.
Por, testimi pozitiv në COVID-19 i tetë futbollistëve të FC Prishtinës, ka bërë që ndeshja të mos zhvillohet ditën e martë, shkruan lajmi.net.
UEFA, i ka kërkuar FC Prishtinës që të ndërrojë komplet skuadrën, dhe ndeshja do të luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 18:00.
Pjesë e FC Prishtinës do të jenë futbollistë të ndryshëm të skuadrave nga Superliga e Kosovës./Lajmi.net/





















