Connect with us

Lajme

ZYRTARE/ Këto janë propozimet e Besës për në ekzekutiv

Publikuar

më

Që nga dita e djeshme portali Zyrtare.net ka publikuar emrat që do të përfaqësojnë Lëvizjen Besa në ekzekutiv, ndërsa mbrëmjen e sotme Kuvendin Qendror i kësaj parite veçmë i ka konfirmuar të njejtët që u rapotuan një ditë më parë.

Me miratim të Kuvendit Qendror, u vendos që Sekretari Gjeneral i kësaj partie Arjanit Hoxha të propozohet për Ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lëvizja BESA do të përfaqësohet edhe me dy Zv/Ministra në Qeveri. Për zv/Ministër të Arsimit dhe Shkencës u propozua, Arafat Shabani, ndërsa zv ministër në Kulturë, Sedat Sulejmani.

Sipas marrëveshjes për Qeverinë e ardhshme kjo parti do të ketë sekretarin shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe rreth 30 drejtori./Zyrtare.net/