Connect with us

Lajme

Zyrtare! Juventus merr vendimin, shkarkon trajnerin Maurizio Sarri

Publikuar

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit. Eliminimi nga Lyon në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve i kushtoi shtrenjtë trajnerit italian që largohet nga pankina e Zonjës së Vjetër vetëm pas një sezoni me të.

Fitorja e titullit kampion i Serisë A, që është i 9 radhazi për Juventusin nuk mjaftoi që drejtuesit e klubit torinez ta konfirmonin Sarrin në pozicionin e tij.

Përvec Ligës së Kampioneve, gjatë këtij sezoni, Juventus me Maurizio Sarrin në stol dështoi edhe në tentativën për të fituar Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë. Menjëherë pas ndeshjes me Lyonin filloi të flitej për një largim të Sarrit nga drejtimi i Juventusit, ndërkohë që presidenti Andrea Agnelli deklaroi pas ndeshjes se kërkonte të merrte pak kohë për të vendosur, por mesa duket ai përshpejtoi gjithcka gjë që tregon se gjithcka ishte parapërgatitur.

Maurizio Sarri kishte me Juventusin një kontratë deri në vitin 2022 me një pagë prej 6 milionë Eurosh në sezon, por Agnelli në fund vendosi të bëjë ndryshime duke i hapur rrugë një revolucioni në skuadër, një proces që dukej se ishte i nevojshëm duke parë dy sezonet e fundit. pas këtij vendimi Juventusit i duhet të nisë kërkimet për gjetjen e trajnerit të ri dhe në orët e fundit është folur për një sërë kandidaturash të rëndësishme mes të cilave figurojnë ato të Zinedine Zidane e Mauricio Pochettino.

.

Maqedoni50 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri1 hour ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni4 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme5 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK