Connect with us

Sport

ZYRTARE: FC Ballkani transferon futbollistin e Skënderbeut

Publikuar

Skuadra nga Theranda, raporton për marrëveshjen e arritur për transferimin e Nazmi Gripshit, nga Skënderbeu.

“Pas negociatave të gjata ndërmjetë KF Skënderbeu-t nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi.

Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkani-t për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e Ballkanit, përcjell lajmi.net.

“Jam i lumtur qe u bëra pjesë e klubit të FC Ballkani, falenderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm.

Kurse tani shfletojmë një faqe te re, ku falenderoj z.Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshiren e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkani-t ”, ka deklaruar futbollisti./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK