Connect with us

Sport

ZYRTARE: Anulohet ndeshja Drita – Linfield

Publikuar

Skuadra e Dritës ka njoftuar se autoritet zvicerane me bashkëpunim me UEFA-n kanë marrë këtë vendim, shkaku i testimit me COVID-19 të një lojtari të skuadrës nga Gjilani.

Për fatin e kësaj ndeshje do të vendoset nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s.

Lexojeni në pjesën e mëposhtme pa asnjë ndërhyrje njoftimin e Dritës:

NJOFTIM

Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild nuk do te zhvillohet!

Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane ne bashkepunim me Uefan per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines.

Gjithashtu per qdo informate shtes do te njoftoheni permes faqes tone zyrtare.

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK