Connect with us

Kosovë

Zv.kryeministri Selmanaj takon Vatovcin: Flasin për ligjin e punësimit të personave me nevoja të veçanta

Publikuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është takuar sot me kryetarin e Shoqatës së personave me hendikep dhe nevoja të veçanta, Agim Vatovcin.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga qeveria.

Selmanaj dhe Vatovci sipas njoftimit kanë biseduar bashkë për sfidat me të cilat përballet kjo pjesë e shoqërisë.

“Zëvendëskryeministri Selmanaj u njoftua nga afër me problemet në të cilat hasin personat me hendikep dhe aftësi të veçanta, si pasojë e ngecjeve dhe moszbatimit në plotëni të Ligjit për punësimin dhe rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta.

Zëvendëskryeministri Selmanaj, potencoi rëndësinë e zbatueshmërisë së këtij ligji, duke vënë në theks angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fuqizimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim

NA NDIQ NË FACEBOOK