Connect with us

Sport

Ziyech dëmtohet në debutim, rrezikon të rrijë gjatë jashtë fushave

Publikuar

Ish-futbollisti i Ajax, i cili e nisi titullar miqësoren me Brighton, u detyrua të linte fushën e lojës pas vetëm 54 minutash për një problem në gju, dëmtim që më pas u konfirmua edhe nga trajneri Lampard pas sfidës.

Drejtuesit e Bluve deklaruan se 27-vjeçari do t’u nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Për momentin nuk bëhet e ditur koha e rikuperimit të mesfushorit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK