Lajme
Ziadin Sela: Shqiptarët jetojnë për 18 vite në monizëm, BDI parti e shantazhuar

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela gjatë një intervistë në OraNews në Shqipëri e ka quajtur vjetërsi vazhdimin e koalicionit LSDM-BDI, përcjell Zyrtare.net
“Për shqiptarët ky bashkëpunim nuk sjell ndonjë risi. Shqiptarët në Maqedoni fatkeqsisht jetojnë për 18 vite në monizëm. Koalicioni i djeshëm LSDM-BDI është një vjetërsi dhe vjetërsirat nuk kanë pse të shihen me pozitivitet dhe si diçka e mirë”, theksoi Sela.
BDI sipas Selës por korr fitore për shkak të faktit se thuajse për çdo cikël zgjedhor ka mbështetjen e një parti maqedonase.
“Gjatë viteve janë shënderuar në politikan të vegjël që kanë hyrë sirtarëve të shërbimeve dhe çdo herë që do duhet të mbrojnë një interes të shqiptarëve ato vazhdimisht janë të shantazhuar. Në këtë formë për çdo ditë shesin interesin e shqiptarëve. Andaj çdo herë e kanë pasur mbështetjen e dy subjetkeve politike dhe kjo mund të shihet në zgjedhjet lokale të 2017, i cili po Zaev kur ishte në opozitë i quante kriminel funskionarët e BDI-së ndërsa po i njeti në raundin e dytë derisa Ahmeti nuk shihej askund Zaev vinte i përkrahnte kandidatët e BDI-së”- theksoi ndër të tjerash Sela, përcjell zyrtare.net
Sela përmendi sërish parregullësit zgjedhore të 15 korrikut që sipas tij do të duhet të marrin fund. Ai paralajmëroi se së bashku me partnerin e koalicionit Alternativën do të jenë në terren për të sjellur lirinë dhe demokracinë e cunguar tek shqiptarët. Me 12 deputet në Kuvend, Sela premtoi se do të jetë një opozitë e fortë dhe konstruktive duke synuar rrëzimin e BDI-së që në zgjedhjet lokale./Zyrtare.net/












