Connect with us

Uncategorized

Zgjedhjet në Mal të Zi, ministri Mehmet Zenka: Shqiptarët do të marrin 2 deputetë

Publikuar

Zgjedhjet e së dielës së 30 gushtit në Malin e Zi po priten me optimizëm nga partitë shqiptare, duke qenë se këtë herë paraqitën më të unifikuara, në vetëm dy koalicione.

Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në një koalicion prej 5 partish, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi, tha se ndarja në vetëm dy formacione zgjedhore konsolidon votën e shqiptarëve.

“E mira e këtyre zgjedhjeve sa u përket shqiptarëve është se nuk janë duke dalë në 3 apo 4 kolona, ku janë treguar pasojat paszgjedhore me djegien e votave. Këtë herë nuk do të kemi djegie të votave”, tha ai.

Sipas Zenka, e rëndësishme është që të maksimizohet vota e elektoratit shqiptar që voton subjektet shqiptare.

“Gjithashtu bëjmë edhe ftesën që nëse nuk dëshirojnë të votojnë koalicionin të cilin ne përfaqësojmë, neve i kemi bërë ftesën elektoratit shqiptar që të votojnë koalicionin tjetër. Kryesore është që vota e shqiptarëve të derdhet në koalicionet shqiptare. Sepse edhe rezultati do të jetë edhe më i mirë edhe më me influencë në kohën paszgjedhore”, tha ministri shqiptar në Mal të Zi.

Ai parashikon se shqiptarët këtë herë do fitojnë të paktën dy deputetë në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Neve presim që secili nga koalicionet ta fitojë nga një deputet”, shtoi ai.

Z. Zenka shpjegoi se prioritetet e të zgjedhurve shqiptarë në parlamentin e ri malazez do të jenë jo vetëm të natyrës politike, por edhe ekonomike.

“Pikësynimi ynë primar duhet të jetë fitorja e të drejtave për mandatet e garantuara, do të thotë që të ndryshohet ligji zgjedhor dhe që për shqiptarët të jenë mandatet e siguruara në parlamentin e Malit të zi”, u shpreh Zenka.

Për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi, edhe pse partitë shqiptare janë të përfaqësuara në dy koalicione, ata nuk arritën dot që të ishin në një listë të vetme, sikundër ishte një prej synimeve fillestare.

.

Bota21 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota21 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK