Kosovë
Zgjedhjet në Mal të Zi: Mbi 74 për qind dalja pas mbylljes së vendvotimeve

Deri në ora 7 të mbrëmjes në Mal të Zi është raportuar se dalja në zgjedhje ishte 74,9 për qind.
Kjo është komunikuar nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI).
OJQ-ja shtoi se dalja më e lartë në këto zgjedhje parlamentare u regjistrua në kryeqytet, Podgoricë, me 77,7 për qind sosh, shkruan BI, përcjell Periskopi.
Sipas tyre, në pjesën veriore të Malit të Zi, 75 për qind e qytetarëve votuan, ndërsa në jug dalja ishte pak më e vogël me 71,2 për qind.
Kjo dalje kaq e lartë është në kontrast me Kosovën ku deri tash ende nuk është arritur mbi 50 për qind dalje. /Periskopi






















