Sport
Zëvendësuesi i Setien ateron në aeroportin e Barcelonës?

Ky i fundit zhgënjeu në aventurën e shkurtë me katalanasit, derisa lë kujtime turpëruese mbrapa pas eliminimit 8:2 nga Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Bordi i Barçës ka vendosur edhe për zëvendësuesin e tij. Kështu pretendon El Chiringuito, që ka publikuar një video ku shihet se Ronald Koeman ka ateruar në aeroportin e qytetit të Barcelonës.
Koeman ka qenë i lidhur edhe më herët për ta marrë drejtimin e skuadrës blaugranase, por rrethanat e ndryshme kanë penguar të arrihet ky bashkëpunim.
Mbetet të shihet nëse Koeman ka ardhur vetëm për vizitë në qytetin e bukur të Barcelonës, apo për të nënshkruar kontratë me skuadrën e futbollit. /Lajmi.net/
KOEMAN, CAZADO en el AEROPUERTO de BARCELONA. | vía @DeporteslaSexta
Mañana, la ÚLTIMA HORA con @jpedrerol en #JUGONES.
pic.twitter.com/IA63PD4sUn
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 16, 2020

KOEMAN, CAZADO en el AEROPUERTO de BARCELONA. | vía
Mañana, la ÚLTIMA HORA con





















