Sport
Zeneli dhe Berisha paraqiten në barazim 2:2 të Reims në udhëtim te Monaco

Zeneli dhe Berisha paraqiten në barazim 2:2 të Reims në udhëtim te Monaco
Dyshja e Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, janë paraqitur vetëm në pjesën e dytë, në barazimin 2:2 të Reims, në udhëtimin e vështirë te Monaco.
Reims pati një fillim të jashtëzakonshëm të ndeshjes, duke shënuar dy gola për 0-2, në minutat 5’ dhe 21’, nëpërmjet Boulay Dia dhe El Bilal Toure, shkruan lajmi.net.
Në fund të pjesës së parë, nëpërmjet Axel Disasi ngushtoi epërsinë në 1:2.
Në minutën e 55’, Monaco barazoi rezultatin në 2:2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Valon Berisha në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 56’, ndërsa Arbër Zeneli në minutën e 60’./Lajmi.net/






















