Connect with us

Kosovë

Zemaj pas takimit me Veliun dhe GNMI’në: U vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, i cili ka thënë se për situatën aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente.

Zemaj ka dhënë detaje në lidhje me takimin  i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ai ka thënë se për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente.

“Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.”, ka thënë Zemaj.

Postimi i plotë:

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.

#QeveriaHoti.

NA NDIQ NË FACEBOOK