Sport
Zbulohen detajet e transferimit, ja sa pagoi Tirana për portierin e Prishtinës

Kampionët e Shqipërisë kanë paguar 50 mijë euro dëmshpërblim dhe lojtari ka dalë i lirë, ndërkohë që Prishtina ka mbajtur edhe të drejtën e kartonit në masën 20%. Ka qenë Prishtina që ka njoftuar largimin e lojtarit.
Portieri më i ri i kampionëve të Superiores, Visar Bekaj, është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese në Greqi dhe Moldavi deri në datën 7 shtator.
Pas largimit nga Prishtina ai ka falënderuar të gjithë, duke premtuar të tjera suksese me Tiranën. /Lajmi.net/






















