Sport
Zbulimi i medieve angleze: Auba në janar ishte pranë një transferimi befasues te Chelsea

Mediet në Angli raportojnë se kontaktet ishin vënë në emër të sulmuesit të Arsenalit, i cilit ë shtunën do të luajë kundër Chelseas në finalen e Kupës FA.
Kërkesat për një pagë të madhe, kanë bërë që ky transferim të mos finalizohet, përcjell lajmi.net.
31 vjeçari, kontrata e të cilit skadon në sezonin e ardhshëm, u tha se ishte i prirë për këtë veprim, që pa dyshim do të zemëronte tifozët e Arsenalit.
Por, kërkesat për një pagë të jashtëzakonshme, që do ta bënin atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të Chelseas, kanë bllokuar gjithçka.
Aubameyang nënshkruar për Arsenal në vitin 2018 nga Borussia Dortmund. Që prej transferimit në Premierligë, vetëm Mohamed Salah ka shënuar më shumë gola se ai, 49./Lajmi.net/






















