Lajme
Zaev: Kam marrë reagime nga anë të ndryshme për zgjedhjen dhe komunikimin me gazetarët në Kuvend

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se ka marrë reagime për, siç thot ai, zgjedhjen e fjalëve dhe komunikimin me gazetarët pas seancës konstitutive në Kuvend.
“Kam marrë reagime nga anë të ndryshme në lidhje me zgjedhjen e fjalëve dhe mënyrën e komunikimit me gazetarët në Kuvend, pas seancës konstitutive. Unë pranoj vërejtjet e SHGM-së dhe në shkëmbimin e mendimeve me ta tashmë kamë theksuar se të gjithë duhet të bëjmë çmos për komunikim më të mirë në të ardhmen dhe se nuk e kam ndërmend të ndikoj në punën e mediave dhe gazetarëve. Çdo kush i jep llogari opinionit për veprimet dhe ne të gjithë kemi për detyrë të punojmë çdo ditë dhe bashkërisht për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme, për të parandaluar shpifjet, fyerjet dhe sulmet ndaj çdo individi, përfshirë punonjësit e mediave”, shkruan në llogarinë Facebook, Zoran Zaev.
.
















