Sport
Ylli i Barcelonës del pozitiv në COVID-19

Barcelona ka njoftuar se nëntë futbollistë të martën ka kryer teste PCR për COVID-19, dhe Mundo Deportivo raporton se Jean Clair Todibo ka dalë pozitiv.
Francezi i cili sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Schalke, është izoluar në shtëpi dhe nuk do të paraqitet në stërvitje.
Todibo është aimptomatik, dhe gëzon shëndet të mirë.
Ai nuk ka pasur kontakte me anëtarët e ekipit që planifikojnë të udhëtojnë për në Lisbonë të mërkurën, për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich./Lajmi.net/























