Sport
Willian tregon arsyen pse zgjodhi Arsenalin

Në një intervistë futbollisti i përfaqësueses braziliane, ka shpjeguar edhe arsyet se përse zgjodhi Topçinjtë duke qëndruar në Premierligë.
“Kisha shumë oferta në tavolinë, nuk dija se ku do ta vazhdoja karrierën. Arsenali më ofroi një kontratë tre vjeçare dhe kjo gjë më pëlqeu menjëherë”.
”Doja të firmosja për një skuadër ku isha pjesë e një projekti, projekt të cilin Arsenali e ka. Trajneri Arteta më tha se fillimisht duhet të kualifikohemi për në Champions League dhe të tentojmë ta fitojmë para se unë të largohem”, zbuloi anësori brazilian. /Lajmi.net/




















