Connect with us

Sport

Werderi vihet në lëvizje për zëvendësuesin e Rashicës

Publikuar

Bild raporton se skuadra gjermane është në bisedime me Manchester United për huazimin e anësorit Tahith Chong, përcjell lajmi.net.

20 vjeçari ka bërë vetëm tri paraqitje në Premierligë në sezonin 2019-2020 dhe është në kërkim të më shumë minutave të skuadrës së parë.

Një lëvizje te Werder Bremen do të kishte kuptim për Chong, me skuadrën e Bundesligës se do të shesë lojtarin kryesor të tyre, Milot Rashica.

Ylli i Kosovës së fundi është rikthyer te Werder për fillimin e stërvitjeve për sezonin e ri, teksa është në pritje të finalizimit të destinacionit të ri./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK