Connect with us

Kosovë

Vushtrri: Brenda javës infektohen 48 persona e vdesin dy të tjerë

Publikuar

Për 7 ditë në komunën e Vushtrrisë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 48 persona.

Këto statistika i ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

Meholli ka thënë se  gjatë kësaj periudhe nga kjo sëmundje në qytetin e vjetër të Vushtrrisë kanë ndërruar jetë edhe 2 persona.

Aktualisht raste aktive në këtë komunë janë 140, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar 716 raste, janë shëruar 550 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 26 të tjerë.

Njoftimi i plotë i tij:

[Raporti javor për Covid 19]Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, në 7 ditët e fundit nga rezultatet e…

Gepostet von Sylejman Meholli am Freitag, 28. August 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK