Connect with us

Kosovë

Vonohet procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit

Publikuar

Procesi i përzgjedhjes së kreut të Institucionit të Avokatit të Popullit është kthyer në traditë që të zvarritet.Ndonëse mandati aktual ka përfunduar, Kuvendi i Kosovës nuk ka përfunduar akoma procedurat për përzgjedhjen e kryesuesit të ri të këtij institucioni.

E një veprim i tillë, sipas Hilmi Jasharit është i papranueshëm.

Tani kur të gjitha afatet për ta përfunduar këtë konkurs kanë përfunduar, Jashari po thotë që në këtë mënyrë po cenohet Kushtetuta e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim, ndërsa ky proces ka mbetur të përfundojë në sesionin vjeshtor.

E një vonesë e tillë po ndikon edhe në performancë.

Veç kësaj Jashari ka thënë që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë anashkaluar vazhdimisht këtë institucion, ku për dy vite me radhë nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit.

NA NDIQ NË FACEBOOK