Sport
Vojvoda flet për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë

Mbrojtësi i djathtë ka bërë të ditur se atmosfera në Kombëtare është e mirë, dhe se gjithë skuadrës i ka munguar Kosova.
‘Dardanët’ grumbullohen pas një kohe të gjatë, me COVID-19 që ndryshoi gjithë kalendarin e futbollit.
“Atmosfera është e mirë si gjithë, është e vërtetë se na ka munguar shumë Kosova”, ka deklaruar Vojvoda.
“Presim gjithsesi fitore, nuk është e lehtë, Moldavia nuk është kombëtare e mirë sa Greqia, por nuk do të jetë e lehtë”./Lajmi.net/






















