Connect with us

Lajme

VMRO për LSDM-në: Ose bëjeni Qeverinë ose hiqni dorë

Publikuar

Tashmë prej 3 ditësh LSDM thotë se ka siguruar shumicë parlamentare. Të dalë të thotë se me kë e ka bërë atë shumicë, kush janë deputetet, në të kundërtën gjithë këtë do ta quajmë manipulim nga LSDM drejtë qytetarëve”. Kështu porosit zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski. Ai thotë se Qeveria e dakorduar në takimin e djeshëm mes sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së Ljupco Nikolovskit dhe Artan Grubit nga Bashkimi Demokratik, ka zgjatur vetëm disa orë, pasi vetë LSDM e ka dematuar një gjë të tillë.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së thotë:

“Ajo Qeveri e dakorduar ka zgjatur disa orë sepse menjëherë pas saj LSDM vetë u demantuan se kanë formuar Qeveri me Bashkimin Demokratik. Do të shfrytëzoja mundësinë, që të bëjë thirrje publikisht dhe ju apeloj edhe juve mediave që të pyesni LSDM-në, tashmë tre ditë thotë se kanë shumicë, pastaj vetë demantohen, të dalin publikisht dhe të tregojnë cilat janë partitë politike me të cilat koalicionojnë, cila është shumica parlamentare e formuar dhe të jenë transparentë ndaj qytetarëve. Momentalisht është bërë partia ‘pishmane’, siç po shohim koalicionet u zgjasin disa orë”.

I pyetur se me cilën parti i kanë qëndrimet më të përafërta, Arsovski u shpreh se VMRO-DPMNE bënë bisedime miqësore me të gjitha partitë politike, mirëpo nuk dëshiroi të zbuloj asgjë më shumë, për siç tha mos ta dëmtoj procesin e bisedimeve.

Përndryshe, disa media një ditë me parë raportuan se LSDM dhe Bashkimi Demokratik tashmë kanë rënë dakord të formojnë një qeveri të re, duke përcjellë letrën me shkrim të LSDM-së pas takimit të Sekretarit të tyre të Përgjithshëm Ljupco Nikolovski me Artan Grubin nga Bashkimi Demokratik .

Në këtë shkrim, mes tjerash thuhej se LSDM pajtohet me Bashkimin Demokratik për disa parime mbi të cilat duhet të mbështetet programi i mundshëm i qeverisë së përbashkët, por nuk precizohej asgjë se kush do të drejtojë qeverinë. Më pas, LSDM I kishin thënë portalit “360 gradë” se letra me shkrim për media e publikuar pas takimit Nikolovski-Grubi nuk do të thotë se është arritur një marrëveshje përfundimtare për të formuar qeveri.

Takimi Nikolovski-Grubi kishet ardhur pas dy takimeve të liderëve të LSDM-së dhe Bashkimi tDemokratik, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Të mërkurën, kreu i LSDM-së gjithashtu është takuar me udhëheqësit e koalicionit Alternativa-Aleanca, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Kryetari i i Alternativa, Gashi, në TV Kanal 5 tha se koalicioni AAA-ASH do të hynte në negociata me LSDM-në nëse Bashkimi Demokratik  nuk i përmbahet kryeministrit të premtuar shqiptar. Gashi ka theksuar se koalicioni ASH-AAA do ta përkrahë Bashkimin Demokratik nëse merr mandat për Naser Zyberin kryeministër, por nëse jo, duhet të shkojnë në opozitë, sepse do të rezulton që kanë gënjyer votuesit shqiptarë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK