Connect with us

Kosovë

Viti akademik universitar fillon më 1 tetor në formë virtuale dhe fizike

Publikuar

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 14 gusht 2020, shqyrtoi procesin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, në situatën e vazhdueshme të pandemisë COVID-19.

Në këtë konferencë ku morën pjesë shtatë Rektorë të Universiteteve Publike,  u theksua gatishmëria e të gjitha universiteteve publike të Republikës së Kosovës, që vitin akademik ta fillojnë në kohën ligjore, më 1 tetor 2020.

“Për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, viti akademik do të fillojë në formë të kombinuar: në formën virtuale dhe fizike. Derisa , disa nga aktivitetet e procesit mësimor do të vazhdojnë të bëhen në formën fizike, si provimi pranues për studentët e rinj, provimet, etj., po në të gjitha rastet universitetet publike do t’i respektojnë masat Anti-COVID19”.

“Ndërsa disa aktivitete të tjera, si ligjërata, konsultime, punime seminari etj. do të vazhdohen në formatin online”, thuhet nw komunikatën pwr media.

Konferenca e Rektorëve konstaton se si rrjedhojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për 29 gusht 2020, studentët e vitit të parë do të pranohen me vonesë dhe mësimi për ta do të fillojë me një vonesë deri në dy muaj.

“Pavarësisht nga kjo, Konferenca e Rektorëve angazhohet që semestri për këta studentë të jetë i plotë dhe pa asnjë dëmtim të rrjedhës normale të procesit mësimor”.

NA NDIQ NË FACEBOOK