Connect with us

Lajme

Vijojnë sot bisedimet, sa afër(larg) marrëveshjes janë LSDM dhe BDI?!

Publikuar

As në takimin e djeshëm mes kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti në hapsirat e Kuvendit nuk pati ndonjë marrëveshje për formimin e Qeverisë së ardhshme, raporton Zyrtare.net

Nën presionin e afateve ku të premten më së vonti Presidenti pritet të jep mandatin  për formimin e Qeverisë, raportohet se bisedimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.

Zaev e Ahmeti dje pas takimi nuk shpalosën detaje nga bisedimet por theksuan se të njejtat do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse ka vullnet do të arrihet dakordim deri të premten.

Jo zyrtarisht siç mëson Zyrtare.net dallimet që kanë palët gjatë negociatave është çështja e Kryeministrit.  Edhe vetë lideri i BDI-së dje kur u pyet rreth një marrëveshje të mundshme tha se një epilog përfundimtar pozitiv se është afër, aq është edhe larg./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK