Connect with us

Uncategorized

VIDEO/ Pamje nga ajri: Pasojat e shpërthimit apokaliptik

Publikuar

Një pjesë e qytetit të Bejrutit u kthye në gërmadhë pas një shpërthimi apokaliptik.

Këto pamje nga ajri tregojnë atë që ka ngelur pas shpërthimit në portin industrial.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demonstrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Ai ishte vrarë më 2005.