Lajme
VIDEO / Mot i ligë në Shkup

Një stuhi e fortë e goditi Shkupin këtë pasdite. Breshër me përmasat e një arre ka rënë në disa lagje, ndërsa janë përmbytur edhe rrugë.
Reshjet e shiut në pjesë të tjera të qytetit ishin me intensitet me të vogël.
DPHM më parë paralajmëroi se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti nga nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i paqëndrueshëm dhe më freskët me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, veçanërisht nesër dhe pasnesër, kur pritet shi i rrëmbyeshëm (mbi 30 litra për metër katror), erëra të forta, shkarkime elektrike dhe paraqitje e izoluar e breshërit.
Pritet ulje e temperaturave deri në 28 gradë.
















