Sport
Vidal kërkon të ndërpresë kontratën me Barcelonën

Kiliani nuk është pjesë e projektit të trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.
Sipas medieve në Itali, duke parë situatën e tij, Vidal ka filluar negociatat për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke pasur mundësi të largohet si lojtar i lirë.
Vidal karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, duke u transferuar tek Inter, që po e kërkon me ngulm këtë verë.
Kiliani nuk do të jetë largimi i vetëm nga Barcelona. Fatin e njëjtë do ta ketë edhe Ivan Rakitic, Luis Suarez, dhe ndoshta edhe Lionel Messi./Lajmi.net/




















