Connect with us

Kosovë

Veton Surroi sulmon Edi Ramën dhe Gent Cakën për trazirat në Bjellorusi

Publikuar

më

Veton Surroi, shkrimtari dhe publicisti i njohur kosovar, ka bërë një kritikë ndaj qeverisë shqiptare të kryesuar nga Edi Rama për mos-reagimin e tyre në krizën politike të Bjellorusisë. 

Shkas për kritikën ka marrë pozicionin aktual të Shqipërisë si kryesuese të OSBE-së.

“Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme politike në Bjellorusi. Heshtja disa ditore e vendit , përjashtuar një reagimi brengosje,dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk i bëjnë mirë namit të vendit.” – shkruan Surroi, përcjell Periskopi.

Ai thotë më tej që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kosovari Gent Cakaj, do të duhej të ishte në Minsk në rrethana normale për të ndihmuar në këtë situatë.

Statusi i plotë:

SHQIPËRIA DHE BJELLORUSIA

1. Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme politike në Bjellorusi. Heshtja disa ditore e vendit , përjashtuar një reagimi brengosje,dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk i bëjnë mirë namit të vendit.
2. Sikur në kriza të ngashme përgjatë tridhjetë viteve të kaluara, kryesuesi i radhës i OSBE-së , së bashku me kryesuesin paraprak (Sllovakinë) dhe atë të radhës (Suedinë) përbën Treshen që përpiqet të ndërmjetësojë një zgjidhje paqësore.
3. Në rrethana normale, ministri i jashtëm do të duhej që kaherë, nga fillimi i javës së kaluar të ishte në Minsk me kolegët e vet evropianë apo në kryeqytetet e vendeve që mund të ndihmojnë, përfshirë edhe Moskën. Në rrethanat në të cilat gjendet Shqipëria,barra që ta udhëheqë këtë mision i bie kryeministrit.
4. Shqipëria e ka për obligim që të ndihmojë me aq sa mundet në tranzicionin e nevojshëm në Bjellorusi, jo vetëm për shkak të kryesimit të OSBE-së, por edhe për shkak se edhe vetë ka përjetuar jo fort moti ngërçin e tranzicionit drejt demokracisë.

Maqedoni26 minutes ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme46 minutes ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë53 minutes ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni1 hour ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri2 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme2 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

Lajme2 hours ago

Lajm i mirë nga Roma: Mjekët ia shpëtojnë syrin protestuesit Erjon Vishkulli

Kosovë3 hours ago

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Lajme3 hours ago

Dy vite në krye të Teatrit të Tetovës, Memishi Sopi: 10 premiera, 13 çmime dhe 16 festivale

Lajme4 hours ago

Shasivari: Kodi i ri Penal në fazën përfundimtare – harmonizimi me BE-në, hapi i radhës

Maqedoni4 hours ago

Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve

Lajme5 hours ago

Saranda Imeri Stafai pyet Taravarin: Qeveria që e quaje më të keqe se ajo e Gruevskit, si u bë e përshtatshme për punësimin e bashkëshortes?

NA NDIQ NË FACEBOOK