Kosovë
Veseli kujton heronjtë Bekim Berishën, Elton Zherkën e Përmet Vulën me shokët e tjerë të rënë për liri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin Bekim Berisha-Abeja dhe heronjtë tjerë, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Lekun.
Ai shkruan:
Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja.
Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.
Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!




















