Connect with us

Lajme

Verifikohen mandatet e deputetëve të rinj, pritet formimi i qeverisë së re

Publikuar

Kuvendi mbrëmë vonë i verifikoi mandatet e deputetëve të cilët vijnë në vendin e ministrave të ardhshëm në qeveri. Seanca zgjati një kohë të gjatë me pauza disa orëshe pasi idnividualisht u konstatuan dorëheqjet e ministrave të ardhshëm dhe më pas, pas marrjes së raportit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, u verifikuan mandatet e deputetëve të ardhshëm.

VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe deputetët e “Të majtës” e braktisën seancën kuvenmdore me justifikimin se veprohet jashtë rregullores. Ata theksuan se Komisioni verifikues nuk ka mandat të vendosë sepse ka ndërprerë së funksionuari pas mbledhjes konstituive.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrohtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hocha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes lokale edhe në Qeverinë e re.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë anëtarë, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmi Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri.