Connect with us

Kosovë

Vdes mësuesja e parë e Veselit: Ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme

Publikuar

me

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë mësuesja e tij e parë, Kimete Berisha.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se mësuesja e tij ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!

MË TË LEXUARAT