Connect with us

Sport

VAR-i i siguron Wolverhamptonit 1/8-ën e finales, bie Olympiacos

Publikuar

Skuadra angleze ka arritur të shënojë sot fitore minimale në terrenin e vet, kundër Olympiacos, për të bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 2:1, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e tetë, kur Raul Jimenez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Mohamed Mady Camara reagoi në minutën e 28’, por VAR vendosi që ky gol të ishte i pavlefshëm.

Kështu, fati i takimit u vendos me golin e Raul Jimenez, gol ky që ka tashmë vlerën e biletës së 1/8-ës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK