Connect with us

Lajme

Ushtria amerikane po e vëzhgon nga afër një nëndetëse ruse

Publikuar

Komanda Veriore e SHBA dhe Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) po monitorojnë nga afër një nëndetëse ruse që u shfaq në afërsi të Alaskës më 27 gusht.

Ne ndjekim nga afër anijet me interes, përfshirë anijet e huaja detare ushtarake, në zonën tonë të përgjegjësisë”, tha Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetin social Twitter.

Është e paqartë pse nëndetësja u shfaq në këtë rajon, transmeton REL.

Komanda tha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga Marina Ruse ose marinarë të tjerë në zonë.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojmë ata që janë në rrezik”, thuhet në një postim në Twitter.

Siç njoftohet “aktiviteti detar rus” po zhvillohet në ujërat ndërkombëtare, përtej hapësirës detare të SHBA-së.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë i thanë Associated Press se nëndetësja u shfaq gjatë një stërvitjeje luftarake.

Prania e anijeve ruse shkaktoi shqetësim midis anijeve tregtare amerikane në Detin e Beringit më 26 gusht, tha Garda Bregdetare e SHBA-së.

Anije të shumta peshkimi njoftuan Gardën Bregdetare se ata kishin hasur në anijet ruse dhe ishin të shqetësuar, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare, Kip Wadlow, më herët më 27 gusht, raporton AP.

Por, më pas nga ushtria amerikane u tha se anijet ishin atje si pjesë e një stërvitjeje të paracaktuar ushtarake ruse që ishte e njohur për disa zyrtarë ushtarakë amerikanë.

.

Maqedoni1 hour ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni1 hour ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë1 hour ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri1 hour ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED3 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri3 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni4 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë4 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni4 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK