Sport
UEFA cakton gjyqtarin e finales Bayern – PSG

UEFA ka zgjedhur pikërisht “bilbilin” e njohur për të ndarë drejtësi në supersfidën e së dielës në mbrëmje.
Asistentët e Orsato në fushën e blertë do të jenë Manganelli dhe Giallatini. Në dhomën e VAR-it do të pozicionohen Massimiliano Irrati dhe Marco Guida.
Rumani Ovidiu Hategan, gjyqtari i katërt, dhe dy spanjollët pas portave, Perez Palomar dhe Hernandez Hernandez do ta kompletojnë tërë grupin e “bluzave të zeza” të finales së Championsit.
Italiani i fundit që drejtoi një finale të tillë ishte Rizzoli më 2013 (Bayern-Dortmund 2-1).
Më parë, këtë nder e kishte pasur italianë të tjerë si Braschi, Collina, Lanese, Agnolin dhe Lo Bello. /Lajmi.net/






















