Connect with us

Uncategorized

Turqia hedh poshtë kritikat e SHBA-së për takimin Erdogan – Hamas, thotë Ministri i Punëve të jashtme

Publikuar

Turqia hedh poshtë deklaratën e Departamentit të SHBA-së e
cila proteston për takimin e fundit në Stamboll midis kryetarit të Turqisë,
Taip Erdogan dhe liderëve të Hamasit, tha Ministria e punëve të jashtme.

“Përfaqësuesit e ligjshëm të Hamasit, erdhën në pushtet
pas fitores demokratike në zgjedhjet në Gaza dhe ky është realitet i
rëndësishëm i rajonit, pasi që si terrorist nuk do të bënin asnjë kontribut në
përpjekjet për paqen dhe stabilitetin në rajon,” Ministria e Jashtme e
Turqisë.

Gjithashtu shtoi se SHBA ndikimin e tyre në rajon duhet ta
përdorin për “një politikë të ekuilibruar” që do ta ndihmonte konfliktin
izraelito-Palestinez, në vend që t’u shërbejë vetëm “interesave izraelite”.

Takimi që u krye të shtunën, përbëhej nga delegacioni i
Hamasit duke përfshirë Maher Salah, përfaqësuesi i Hamasit jashtë vendit, kreu
i zyrës së marrëdhënieve arabe dhe islamike të Hamasit, Ezzat Al-Rishiq dhe përfaqësuesi
i Hamasit në Turqi, Jihad Yaghmor.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasem tha se qëndrimi i SHBA
pasqyron vetëm “ngacmimin dhe terrorizmin” të ushtruar nga
administrata amerikane.

“Hamasi është një lëvizje kombëtare që përpiqet për
lirinë kundër okupimit dhe terrorizmi izraelit.

[Isl@mpress.ch]

NA NDIQ NË FACEBOOK