Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij të ka thënë se senatorja Kamala Harris nuk është personi kompetent për t’u bërë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka sugjeruar se vajza, e cila është edhe këshilltare e tij Ivanka Trump do të ishte një kandidate më e mirë për një pozitë të tillë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Ju e dini se unë dëshiroj që ta kemi një grua në postin e presidentes gjithashtu, por nuk dua ta kemi një presidente sikur ajo, ajo nuk është personi kompetent”, ka thënë Trump.
“Të gjithë po thonë ‘Ne e duam Ivanka Trump’ dhe unë nuk i fajësoj për këtë gjë”.




















