Connect with us

Sport

Tri skuadrat ku mund të transferohet Messi

Publikuar

Kapiteni i Barcelonës ka qenë shumë i përfolur për një largim nga ‘Camp Nou’, pas një sezoni zhgënjyes dhe pa trofe me katalanët.

33 vjeçari raportohet se është takuar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, duke i bërë të ditur se më shumë e sheh veten jashtë skuadrës sesa brenda saj.

Sipas medieve në Spanjë, PSG, Inter dhe Juventus janë të përgatitur për të bërë ofertë për 33 vjeçarin këtë verë, e cila do të ishte një marrëveshje rekorde.

Interi shihet se ka një avantazh në këto bisedime, me futbollistin që do të paguante më pak taksa në Itali, dhe me Zilatërit që në marrëveshje do të përfshinin edhe Lautaro Martinezin, i cili po ashtu po kërkohet nga Barcelona./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK