Connect with us

Sport

Transferi i ri i Juventusit ateron në aeroportin e Torinos

Publikuar

Bëhet fjalë për mesfushorin fantazist të Schalkes, Weston McKennie, i cili pritet të shpejti të kompletojë kalimin te gjiganti italian.

McKennie do të huazohet te Juve, me një opsion ku blerja e tij bëhet obligative nëse luan 60 për qind të ndeshjeve në edicionin që po vjen.

Kjo do të jetë ‘goditja’ e parë nga trajneri Andrea Pirlo, megjithatë Bardhezinjtë më herët kanë zyrtarizuar edhe blerjen e Arthur Melo nga Barcelona. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK