Connect with us

Sport

Trajneri i Leverkusen për kalimin e Havertz te Chelsea: Ndoshta sot bëhet telefonata vendimtare

Publikuar

me

Mesfushori gjerman, Kai Havertz, i cili aktivizohet me skuadrën e Bayer Leverkusen, gëzon vëmendje të madhe nga skuadra e Chelsea.

Tash e disa ditë thuhet të ketë marrëveshje personale mes Chelsea dhe Havertz, por akoma nuk ka ofertë për Leverkusen.

Lidhur me situatën ka folur edhe trajneri i Leverkusen, Peter Bosz, i cili ka thënë se sot mund të bëhet telefonata vendimtare.

“Flas shumë me Kai dhe provoj të ndjejë se si kjo ndikon tek ai. Për shembull, këto thashethemet për transferimin”, ka thënë Bosz për ‘Deutschen Presse-Agentur’, transmeton lajmi.net.

“Vazhdoj të shoh se Kai po e përballon këtë shumë mirë. Nuk mendoj se ai do të ndalet së luajturi në 29 sikur Schurle”, ka shtuar trajneri.

“Nuk mund të them se ka diçka konkrete. NDOSHTA TELEFONATA KRUCIALE BËHET SOT, NDOSHTA JAVËN TJETËR, NDOSHTA FARE”, ka shtuar mes tjerash Bosz.

Mbetet të shihet se kur Chelsea do të përgatis ofertën e parë për Leverkusen. /Lajmi.net/

MË TË LEXUARAT