Connect with us

Kosovë

Tolaj për hapjen e shkollave: Këto janë grupmoshat e fëmijëve më të rrezikuar nga koronavirusi

Publikuar

Infektologu Ilir Tolaj duke folur për vendimin e MASHTit që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator, ka treguar se cilat  mosha janë më të rrezikuara nga koronavirusi, transmeton Periskopi.

Sipas tij, mosha 12-18 vjeç e fëmijëve janë më të rrezikuar, ndërsa ata deri në 10-vjeç më me vështirësi  mund ta marrin virusin apo ta bartin.

‘’Nga vet fati që kemi të bëjmë me një grup moshë 12-18 që kupton më shumë, koncentrimi i vëmendjes në përmbajtjen e masave, duhet të jetë në këtë moshë’’, ka thënë ai në  një emission kosovar.

‘’Fëmijët deri në 10 vjet më vështirë infektohen dhe bartin virusin’’.

‘’Dy javë janë pak për me ndryshu dicka, ndoshta të mjaftueshme për disa aspekte teknike me u plotësu’’./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK