Sport
Thiago dëshiron kalimin te Liverpool, por ‘The Reds’ duhet t’i shesin disa lojtarë fillimisht

29 vjeçari do të dëshironte të largohej nga Bayern Munich për kampionët e Premierligës, me Jurgen Klopp që dëshiron gjithashtu transferimin e tij.
Por, sipas Kicker në Gjermani, raporton se Liverpool duhet të sigurojë të hyra nga shitjet, për të përmbushur shumën e kërkuar nga Bayern Munich për lojtarin.
Te Liverpool gjithashtu ka edhe disa dyshime rreth moshës së lojtarit, dhe lëndimeve të shpeshta të tij.
Në anën tjetër, trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka deklaruar se do të pranonte largimin e Thiagos, nëse dëshira e lojtarit është për të ndryshuar skuadër./Lajmi.net/






















