Kosovë
Thaçi vizitë bashkëluftëtarit: Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica dhanë kontribut të madh në luftën çlirimtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka publikuar foto nga vizita që i ka bërë bashkëluftëtarit të tij në fshatin Rezallë të Drenicës.
Ai shkruan:
Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH



















