Kosovë
Thaçi merr pjesë në ceremoninë dekorimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani

Kreu i vendit, Hashim Thaçi, ka publikuar lajmin se ka zhvilluar vizitë zyrtare në një shtet tjetër. Bëhet fjalë për ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta.
“Në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri. Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën”, ka shkruar Thaçi.





















