Sport
Tevez nuk e ka ndërmend tërheqjen, rinovon me Boca

Lajmin e ka dhënë vetë klubi nga Buenos Aires nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku njofton zgjatjen e akordit deri në verën e 2021-shit.
Ky është sezoni i tretë radhazi për Tevez me Bocën, fanellën e të cilës sulmuesi 36-vjeçar e ka veshur në tre periudha të ndryshme dhe numëron 204 ndeshje e 73 gola. /Lajmi.net/





















