Connect with us

Uncategorized

Tërmet i fuqishëm në Turqinë juglindore

Publikuar

Një tërmet me fuqi 5.7 ballë sipas Rihterit ka goditur sot krahinën Malatya në Turqinë juglindore, sipas Institutit për Kërkime të Tërmetit dhe Observatoriumi Kandili.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej pesë kilometrash.

Autoritetet turke thanë për televizionin CNN Turk se tërmeti shkaktoi disa dëme, por nuk kishte raportime për viktima të mundshme apo lëndime.

Drejtoria turke për Situatat e Urgjencës deklaroi se tërmeti kishte një fuqi 5.2 ballë sipas Rihterit.

NA NDIQ NË FACEBOOK