Sport
Ter Stegen reagon pas humbjes ndaj Bayern, u kërkon falje tifozëve

Barcelona është turpëruar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 2:8 nga bavarezët.
Pas kësaj humbje, portieri i katalanëve u ka kërkuar falje tifozëve përmes një shkrimi në ‘Twitter’.
“Kohë shumë e vështirë. Tifozë, ndihem shumë keq për atë që ndodhi dje”, ka shkruar fillimisht Ter Stegen, transmeton lajmi.net.
Really tough times. Culers, I feel really sorry for what happened yesterday. I’m disappointed. I don’t want to search for excuses – because there are none. We definitely need to change. pic.twitter.com/2kUIFiKY7F
— Marc ter Stegen (@mterstegen1) August 15, 2020
“Jam i zhgënjyer. Nuk dua të kërkoj arsyetime – sepse nuk ka. Ne duhet të ndryshojmë”, ka shtuar gjermani.
Te Barcelona pritet të ketë ndryshime duke filluar nga trajneri dhe drejtori sportiv. /Lajmi.net/






















