Connect with us

Kosovë

Temperatura të larta pritet të kemi nesër

Publikuar

Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi sot se nesër (e dielë), do të mbajë mot kryesisht me diell.

Për gjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohorë prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK