Sport
Te PSG janë optimistë, Mbappe luan kundër Atalantës

Mbappe vuan nga një lëndim të pësuar javën e kaluar, në finale të Kupës së Francës, në fitoren 2:1 të PSG kundër St Etienne.
PSG në njoftimin për lëndimin e Mbappe, ka lënë të kuptohet se francezi i ri do të mungojë në përballjen kundër Atalantës, por Herrera beson të kundërtën.
“Ne e kemi parë që ai mund të lëvizë lehtësisht. Ai është shumë profesional, ai është i ri. Ai vërtetë dëshiron të luajë dhe ne duhet të jemi të qetë. Ai punon çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite”, ka deklaruar Herrera, përcjell lajmi.net.
“Por nëse kjo nuk është e mundshme, ne gjithashtu kemi tjera zgjidhje. Kylian është lojtar shumë i rëndësishëm dhe jam i sigurt se ai do të provojë të luajë”.
Mungesa e Mbappe nuk e pengoi PSG që të fitoi Kupën e Ligës ditën e premte, ku mposhti Lyonin pas ekzekutimit të penalltive./Lajmi.net/






















